Me lokacion në qendër të Tiranës, me pamjen mahnitëse të kryeqytetit. Dritaret e mëdha prej xhami të peisazhit urban që kombinohen me materiale të tjera si mermeri Gris Pulpis. Mermeri me shkëlqim natyror si thelbi kryesorë i hapësirës që reflekton dritën intensive të Tiranës, ndërsa gjatë natës me ndriçimin e butë të brendshëm dhe dritaret e xhamit kthehet në një shfaqje të horizontit të qytetit.