Risi në Keramikë

MATERIKA

Koleksioni i ri Materika është një trend i ri pllakash nga brendi MARAZZI që ka dukje betoni, ndërsa efekt sateni. Dimenzioni i ri prestigjioz 40 x 120cm, garanton kontinuitet më të madh vizuel në dizajnimin e mureve, përderisa nuancat e ngjyrave janë të frymëzuara nga efekti natyral i betonit, duke i japur një karakteristikë të veçantë këtij koleksioni.

Struktura tre-dimensionale dhe dekoret kompletojnë këtë koleksion me qëndrueshmëri stilistike, duke e bërë kështu njësoj të përshtatshëm për banjo, kuzhina dhe hapësira tjera.

TREVERKTREND

Koleksioni i ri TREVERKTREND nga MARAZZI karakterizohet me efekt të drurit, ndërsa përbëhet nga dy forma të ndryshme stilistike: njëra më tradicionale që ka efektin e drurit të bungut, dhe tjetra më moderne, me dukje minimaliste të drurit të pishës.

Koleksioni TREVERKTREND është i përshtatshëm për të gjitha llojet e hapësirave (banjo, kuzhinë, dhoma të ditës, restorane, etj)

ALLMARBLE

ALLMARBLE është një koleksion i ri nga MARAZZI, i përbërë nga pllaka porcelani me dizajn të frymëzuar nga lloje të ndryshme të mermerit të çmuar si Lasa, Statuario, Raffaello, Altissimo, Travertino, Saint Laurent and Frapuccino.

Ky koleksion përmban gjithashtu edhe strukturat luksoze me efekt natyral, duke përfshirë edhe sipërfaqen e re me efekt mëndafshi. Dimenzionet e pllakave janë të ndryshme, prej 60 x 120cm, 7×28 cm si dhe 40 x 120cm, dhe me trashësi deri 20mm për përdorim të jashtëm. Si element i ri në këtë koleksion është edhe forma heksagonale (gjashtëkëndëshe) e pllakave, për të krijuar një atmosferë më të jashtëzakonshme në ambientin tuaj.

Madhësive të shkojnë nga 60×120 të 7×28 dhe të përfshijë të 40×120 pllakë 20 mm trashë për përdorim të jashtëm, dhe hexagons. Allmarble është i përshtatshëm si për dysheme dhe mur mbulesa brendshme dhe te jashtme.

Koleksioni TREVERKTREND është i përshtatshëm për të gjitha llojet e hapësirave, si për enterier, poashtu edhe për eksterier.