PARADISO Group, është themeluar në vitin 1992. Kryesia e saj gjendet në fshatin Shkabaj, Prishtinë me përfaqësi në të gjitha qendrat e Kosovës.

PARADISO është themeluar në vitin 1992. Kryesia e saj gjendet në f.sh. Shkabaj-Prishtinë. Është një ndër kompanitë e para që merret me përpunimin e granitit, mermerit,kuarcit,travertinës dhe të gjitha llojeve të gurëve natyral dhe artificial.

Ka mbi 70 punëtor, duke përfshirë ekipet më me eksperiencë në fushat e prodhimit, gravimit , finalizimit, montimit dhe shitjes.

PARADISO  është  kompania e parë kosovare në sektorin e gurit dekorativ e cila është çertifikuar me ISO 9001-2008 standarde. Është kompania më e madhe në vend me makinerin më të avancuar, kompjuterike italiane, dhe me sipërfaqe prodhuese.

nga viti 2010 ka zgjeruar aktivitetet e saj, duke hapur Show Room-in e parë monomark në Kosovë të kompanisë më të madhe ne botë të keramikës Marazzi.

Ne ofrojmë, realizojmë, garantojmë shërbime kualitative, çmime të volitshme dhe gjithashtu mbeshtetët në këto parime për të arritur kënaqesinë e klienteve të saj. 

PARTNERËT

Është lider ndërkombëtar në sektorin e pllakave të keramikës dhe gres porcelanit. Hapësirat aplikuese janë nga banjot deri te fasadat ventiluese.

Është kompania e parë në botë e cila ka zbuluar kompozit-kuarcin, një material teknik për sipërfaqe të brendshme..

Zbulimi i fundit nga Cosentino Group i një produkti ultra-kompakt i së ardhmës, mund të aplikohet në sipërfaqe të mbrendshme dhe të jashtme.

Me një përvojë 50 vjeçare e bën një ndër kompanitë më të mëdha në botë në përpunimin dhe prodhimin e të gjitha llojeve e gurëve natyral, me mbi 800 lloje të ngjyrave në gjendje.

Hatria është e specializuar në prodhimin e sanitareve të porcelanit sikurse lavaman, wc, bide, pisuara, pjata dushi dhe pjesë tjera të porcelanit për banjo.

Një ndër prodhuesit e parë italian për prodhimin e sanitareve të ndryshëm si lavaman, wc ,bide dhe aksesorëve të tjerë të porcelanit.

Ka fituar një reputacion të lartë për zbulimin dhe fleksibilitetin në prodhimin e kadave me hidromasazh sauna, banjo turke dhe mini pishina.

Kompania është themeluar në vitin 1954, ndër të parat në prodhimin e baterive për lavabo,dush dhe kuzhinë me dizajn Italian me stile klasike, moderne dhe elegante.

Prodhues lider i kabinave të dushit me alumin të plastifikuar me panela qelqi të kalitura dhe panela akrili, nga më të thjeshtat deri te ato luksozet.

Është themelar në vitin 1973.Këtë kompani e bën të suksesshme bashkëpunimet e shumta me arkitektë të famës botërore dhe dizajni inovativë.

Është kompani e cila bashkëpunon me arkitekt dhe dizajner të famës botërore, për prodhimin e baterive moderne dhe elegante me sipërfaqe dhe detaje të ndryshme.

Lavamanët blanco nga çeliku i pandryshkshëm (stainless steel) janë një element shumë funksional në kuzhinë. Lavamanët nga stainless steel, silgranit, bateritë, dhe aksesorët tjerë prezantojnë kualitet, funksion dhe profesionalizëm.

Është prodhues i sistemeve të ndryshme për ngrohje dhe ftohje si radiator, pastrues ajri, pajisje ventiluese.

Prodhues i lëndëve kimike në ndërtimtari si silikona, fuga, ngjitësa, llaqe, izolues të banjos dhe pishinave po ashtu aditiva mbrojtës të mureve.

Prodhon dhe shet artikuj për hidro-sanitari, në veçanti ato të nevojshme për shkarkimin e ujërave të zeza, si sifona, gypa fleksibil, ventila sigurues dhe aksesorë tjerë për banjo.

Kompania qe nga viti 1978 ka filluar prodhimin e baterive elektronikë me sensorë.