Paradiso

Mbani VETËM ESENCIALET

Për të shmangur nje ortek të  sa herë që kërkoni një enë ose kur duhet të zbrazni një dollap të tërë vetëm për të gërmuar atë enë të madhe tavë, hapi i parë është eleminimi. Çfarë duhet të hedh jashtë? Çdo gjë e thyer ose e padobishme. Çfarë duhet të jap?
Çdo gjë në gjendje të mirë që nuk përdoret më ose nuk nevojitet. Sipas metodës Konmari të Marie Kondo, çdo sirtar, dollap dhe fjokë duhet të zbrazen plotësisht përpara se të ndani përmbajtjen. Shfrytëzojeni mundësinë për t’i dhënë brendësisë edhe një pastrim të mirë. Shmangni tundimin për të hequr vetëm sendet që nuk mendoni se ju duhen, sepse në fund do të mbani gjëra që nuk i përdorni kurrë në të vërtetë. Mbani vetëm gjërat themelore!

GJITHÇKA NË VENDIN E SAJ

Është më mirë të kaloni kohë duke menduar se ku do të shkojë gjithçka, sesa ta vendosni përsëri kudo, veçanërisht kur jeni duke organizuar një kuzhinë të vogël. Në këtë mënyrë, çdo send do të ketë vendin e vet ku mund ta vendosni përsëri pas përdorimit, duke  eleminuar përgjithmonë çrregullimi në kuzhinë. Dhe nëse vendosni pajisje- aksesorë për të arritur një paraqitje më të mirë, tani është koha për të marrë disa. Provoni ndarës sirtarësh, kutia për erëza, rafte për pëlhura, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *